Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë “Forbes” (FOTO)

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Pas suksesit në Miami Art Basel, Elton Ilirjani është cituar nga mediat më të rëndësishme amerikane si “Hollywood Reporter”, “New York Style Guide” dhe gjigantja “Forbes”, në kryetituj duke e cilësuar jo vetëm si aktivist të LGBTQ+ por si ikonë ndërkombëtare e modës në New York.

U komentua gjatë pjesëmarrja e tij dhe bashkëpunimi i suksesshëm me shtëpinë e modës “House of Mua Mua” të drejtuar nga Ludovica Virga, bashkëpunim i cili mori të gjithë vëmendjen e merituar. Protesta e modës e shoqëruar me autobusin më modern të momentit, theu barrierat e krijuara të cilat shpesh i cilësojnë galeritë e artit si shumë serioze, për t’i dhënë këtij eventi sensin e duhur të humorit dhe mbi të gjitha shijen e modës.

I shoqëruar nga 30 personazhe të njohur të medias dhe rrjeteve sociale, Ilirjani u kujdes të linte shenjën e tij në këtë event aq sa u citua edhe nga “Forbes” si “Ikonë mode në New York”.

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Jo vetëm u cituan shprehje të përdorura nga Elton Ilirjani gjatë “protestës së modës” si “Sugar Daddy” apo “Its $o expensive to be ritch”, por fotot e tij gjatë marshimit në Miami, kanë zaptuar mediat amerikane.

Përpos galerisë së artit dhe pjesëmarrjes nga 38 shtete të 282 artistëve, pjesë e rëndësishme e Miami Art Basel janë festat të cilat hapen zakonisht nga Dj Khaled! Personazhe si Kim Kardashian, Lori Harvey dhe Karlie Kloss ishin pjesë e evenimentit duke përfshirë marka si Burberry, Fendi dhe Balmain.

Shpesh personazhe të këtij kalibri të cilët arrijnë kaq shumë në tregun ndërkombëtar, Shqipëria citon lajme dhe i nderon me çmime. Përmendim këtu Rita Orën, Dua Lipën, Ermal Metën etj. Nëse flasim për aktorë mund të përmendim Blerim Destanin dhe Eliza Dushkun e nëse i referohemi modeleve jo të pakta kanë qenë nderimet që media shqiptare i ka berë Emina Çunmulajt, Anxhela Martinit apo Zana Krasniqit.

Lind pyetja, nëse Elton Ilirjani do te ishte një mashkull straight, apo nje modele shqiptare me bazë në Amerikë, a do të kishin shkruar mediat shqiptare krye-artikuj për të? A do të ishte nderuar ai nga kryebashkiaku me një çmim si ambasador i Shqipërisë në New York? A mos ndoshta Shqipëria mbështet sukseset ndërkombëtare vetëm të vajzave straight dhe meshkujve që nuk veshin fustan? /TCH/

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Biznesmeni shqiptar, kryefjala e medias amerikane përfshirë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore