
Biznesi i tij drejt “falimentimit”, reperi i famshëm shet gjysmën e aksioneve të kompanisë
Reperi me famë botërore, Jay-Z, njihet edhe si një biznesmen mjaft i suksesshëm në biznesin e shampanjës. Për të gjithë ju që nuk e dinit, bashkëshorti i Beyonce, në vitin 2006 u bashkua me markën e famshme, Armand de Brignac.
Ndërkohë në vitin 2014, ai vendosi që ta merrte plotësisht atë. Por tani mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçari ka shitur 50 për qind të aksioneve të tij në kompaninë e tij të shampanjës.
Deri tani reperi i famshëm nuk ka dhënë asnjë detaj përsa i përket çmimit të këtyre aksioneve. Duket se një veprim i tillë nga ana e Jay-Z erdhi pas një viti të vështirë për biznesin e shampanjës.
Duke qenë se pati anulime të festimeve dhe kufizime të shumta për shkak të përhapjes së shpejtë të pandemisë së Covid-19, atëherë edhe shitjet ranë. Sipas mediave të huaja, dërgesat e shampanjës ranë 18% në 2020 krahasuar me 2019, ku ai kishte shitur gjysmë milioni shishe për rreth 270 franga.
Gjithashtu kujtomë se Jay-Z, përveç markës së shampanjës, zotëron një kompani të prodhimit të muzikës, një linjë mode, si dhe restorante të ndryshme.






E zhveshur komplet, Kejvinës i dalin fotot e nxehta
Historia e plotë >


Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

