Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Biseksualiteti, prostitucioni/ “S’mund të përputhesh me asnjë nga vajzat”- Largohet nga “PërPuthen” edhe Graciano

Biseksualiteti, prostitucioni/ “S’mund të përputhesh me

Pas Shqipes, produksioni i “PërPuthen” largoi sot nga emisioni edhe Gracianon.

Kjo për shkak se vajzat u shprehën se asnjëra nuk do ta shikonte si partner, por vetëm si një shok të mirë, dhe për këtë, duket se u pa e arsyeshme se nuk kishte një motiv për qëndrimin e në emision.

Fjorela tha se nuk dëshiron që të ketë në krahë një djalë biseksual, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me Gracianon.

Ana u shpreh se nuk e ka problem faktin, se djali ka orientim të kundërt seksual, por vendimi i saj lidhet me deklaratën e bërë nga ai, ku tregoi se ka shkuar me meshkuj në këmbim të parave. Ndërsa Tea, tha se nuk i ka aspak problem deklaratat e thëna dhe të shkuarën e Gracianos, por tregoi se mes tyre në takim nuk kishte flirt.

Biseksualiteti i Gracianos dhe pohimi se ka ushtruar prostitucionin jashtë vendit, nxitën debate të ashpra dje në emision.

Kjo u bë shkak që Shqipja të ‘shpërthente’ në komente homofobike dhe ofendime, që çuan edhe në përjashtimin e saj për një afat të pacaktuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore