Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Bëri një rrëfim për 4 euro”, Tea i kthehet keq Beartit: Po përdor stilin e Arjonit për të shantazhuar

“Bëri një rrëfim për 4 euro”, Tea i kthehet keq

Tea Trifoni ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për aplikacionin e ri të “Për’puthen”, ku ka zbuluar të vërtetën e saj në lidhje me ndarjen nga Beart Rexhepi.

Sipas saj, ndarja ka ardhur teksa ishin në një udhëtim në Stamboll. Ajo e ka konsideruar këtë lidhje si toksike, pasi Bearti shfaqte shenja xhelozie dhe pasigurie ndaj saj.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” është shprehur gjithashtu se Bearti e ndiqte kudo dhe se asaj i është dashur që heqë dorë prej gjithçka që t’i përkushtohet atij.

E gjithë kjo intervistë duket se e ka zhgënjyer shumë djalin nga Kosova, e cili menjëherë ka reaguar përmes një video të publikuar në “Instagram”. Gjëja që nuk i pëlqeu aspak Beartit është fakti se Tea zbuloi gjithçka për një aplikacion që kushton 3.99 dollarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)

 “Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është radha ime të flas se nuk është ashtu. Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj mëke dhanë shumë pasiguri.

Kjo video është më shumë për ty sesa për publikun Tea. Kishe bërë atë rrëfimin ekskluziv si me qenë reality show i ndonjë seriali killer, s’ka vdekur askush Tea. Ty të ka interesu vëmendja e publikut, jo mua sepse nëse kisha pas unë interes kisha qenë akoma në “Për’puthen” kisha lujt dhe unë lojë siç ke lujt ti Tea. Unë s’kam dashtë që të njolls ty. Ti e din shumë mirë Tea, ti e din shumë mirë”, është shprehur Bearti.

“Bëri një rrëfim për 4 euro”, Tea i kthehet keq

E sërish Tea nuk ka qëndruar pa i kthyer një përgjigje ish-të dashurit, e cila i ka quajtur hipokrizi akuzat e ti ndaj saj në lidhje me përfitimet personale.

“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë folloëers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdoën, gjithsesi ‘Good Luck’”, i është drejtuar Tea- Beartit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore