Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 60 ditë burg

Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin

Një mësuese që ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të saj 13-vjeçar për një periudhë trevjeçare, është dënuar me burg. Dënimi i saj është i shkurtër pasi sapo ka lindur.

Gruaja, e cila do të jetë në provë për 10 vjet pas vuajtjes së dënimit me 60 ditë në qeli, u deklarua fajtore për akuzat të martën.

Marka Bodine jepte mësim në Distriktin e Shkollës së Pavarur Tomball në atë kohë dhe tani është regjistruar si shkelëse seksuale. “Daily Star” shkruan se afati i saj i burgimit po vonohet pasi ka lindur.

Autoritetet kanë thënë për mediat lokale se foshnja në fjalë nuk është i nxënësit të saj. Gjithashtu thuhet se prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim nga 20 deri në 40 vjet burg.

Sipas dokumenteve të gjykatës, marrëdhënia e papërshtatshme doli në dritë vitin e kaluar pasi Bodine njoftoi drejtoreshën e shkollës se një nxënë po e ngacmonte.

Në atë kohë, mësuesja i kishte thënë drejtoreshës se i mitur e kishte kërcënuar duke i thënë se do të lëndonte veten. Ajo kishte shtuar se ai kishte akses në fotografitë e saj private.

Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin

Ndërkohë hetuesit kanë thënë se pasi kanë kontrolluar telefonat e të dyve, kanë vënë re edhe mesazhet dhe imazhet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Hetuesit thanë se një kontroll i telefonit të Bodine dhe telefonit të djalit tregoi  Disa nga imazhet ishin me natyrë seksuale eksplicite.

Ata kanë shtuar se kur kanë marrë në pyetje djalin, ai ka thënë se Bodine u miqësua me të gjatë një video loje në internet dhe më vonë filloi t'i dërgonte mesazhe.

Ai tha se të dy filluan të shkëmbejnë imazhe eksplicite dhe bënë seks pak pasi ai mbushi 13 vjeç. Lidhja e tyre vazhdoi për tre vitet e ardhshme.

Jo vetëm kaq, pasi i mituri ka zbuluar se Bodine pasi është divorcuar, është zhvendosur pranë shtëpisë së tij. Sipas deklaratës së djalit, ata kanë bërë seks në klasë dhe makinë disa herë.

Më pas hetuesit kanë shtuar se Bodine ka pranuar se kishte një marrëdhënie seksuale me ish-studentin dhe i kishte dërguar imazhe dhe video seksi.

Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore