Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

BB VIP/ “Mos mu drejto mua”/ Paloma dhe Kledi debatojnë për pastrimin e shtëpisë

BB VIP/ “Mos mu drejto mua”/ Paloma dhe Kledi debatojnë

Pastrimi i shtëpisë ka qenë gjithnjë një temë që ka nxitur shumë debat madje dhe konflikt me banorët.

E tillë ishte dhe mbrëmja e djeshme kur Kledi nis të ironizojë Palomën për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë.

Gazetarja nga ana tjetër duket se nuk i pranoi këto batuta duke i bërë të qartë Kledit se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhëra dhe aq më tepër të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë.

‘’Mos mu drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk je askushi të mbash listë këtu. Nuk më urdhëron dot’’,- u shpreh Paloma.

E gjithë kjo situatë e bëri Kledin të ndihet keq, teksa nuk nguroi ta komentojë edhe me banorët e tjerë. /TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore