Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Bashkëshorti në nominim, "thyen heshtjen" gruaja e Maestros: Kam qarë për gjithë banorët që kanë dal, por për Armaldon...

Bashkëshorti në nominim, "thyen heshtjen" gruaja e Maestros:

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Aida Kllogjeri, bashkëshortja e Armaldos ose siç preferojnë ta thërrasin të gjithë brenda shtëpisë së BBVA, “Maestro”.

Ajo u përlot sapo pa disa video të Armaldos brenda shtëpisë së vëllait të madh dhe pranoi se për shkak të gjendjes emocionale nga shtatzënia, kaq qarë shpesh këto kohë.

“Kam qarë për çdo banor që ka dalë. Vetëm kur të dalë Armaldo s’ do qaj… Jo, nuk dua të dalë ai të shtunën”, tha më tej ajo.

Ajo tregoi se janë njohur në 2006 dhe fillimisht është dashuruar me zërin e tij. Për puthjen e parë u deshën 6 muaj, por Maestro ia doli t’ia fitonte zemrën shumë më shpejt se aq.

Sa i përket lojës brenda në BBVA, Aida parashikoi një “goditje” nga Olta për Armaldon, ndërsa theksoi se vetë ai është njeri që do të mbaje marrdhënie të mira si me Luizin, Oltën e banorët e tjerë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore