Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe... (FOTO)

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe...

56 për qind e grave janë të pakënaqura me pamjen e tyre të përgjithshme. Kështu thuhet në një studim të kryer së fundmi. E teksa të gjithë njerëzit do dëshironin një trup perfekt, ka studime që tregojnë se edhe të qenurit me disa kilogramë më shumë, ka disa avantazhe të veta.

“Bright Side” ka publikuar studimin dhe ka zbuluar avantazhet e personave që kanë disa kilogramë plus:

Njerëzit që kanë disa kilogramë më shumë, mund të kenë një rrezik më të ulët vdekjeje.

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe...

Studimet përfshinë pothuajse 3 milion njerëz dhe rezultatet treguan se njerëzit në kategorinë mbipeshë kishin një rrezik 6% më të ulët të vdekjes sesa ata në kategorinë normale të peshës. Një studim tjetër tregoi se njerëzit mbi moshën 70-vjeç që kishin një kile shtesë ose 2 kanë jetuar më gjatë se ata që nuk e kanë. Sipas studiuesit kryesor, Leon Flicker, pesha e BMI (indeksi i masës trupore) nuk është e dobishme pas moshës 70-vjeç.

Sasia e duhur e yndyrës mund t’ju ndihmojë të shtoni edhe disa vite në jetën tuaj.

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe...

Dr.Steven Hymsfield thotë se në situata të caktuara, të kesh disa kile të tepërta mund të të ndihmojë të jetosh më gjatë, sepse ato mund të ofrojnë një mbrojtje kundër dëmtimeve të caktuara.

Nëse bie diku, të kesh pak dhjamë shtesë mund të të mbrojë nga thyerja e kockave. Dhe nëse një sëmundje nuk ju lejon të hani, yndyra shtesë e trupit mund të jetë e dobishme.

Nga hulumtimi rezulton se njerëzit me mbipeshë kanë më pak shanse për të shfaqur depresion.

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe...

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjeni FTO nuk është i lidhur vetëm me mbipeshën por edhe me lumturinë. Ata gjithashtu zbuluan se njerëzit që peshonin më shumë kishin një shans 8% më të ulët për të zhvilluar depresionin.

Gratë e kolme mund të përfundojnë më të lumtura në jetë.

Avantazhet e grave të kolme, janë më të lumtura dhe...

Sipas hulumtimit, niveli i lumturisë së njerëzve mbipeshë rritet pas moshës 40 vjeçe. Pjesëmarrësit e anketuar raportuan cilësi më të mirë mendore, pavarësisht nga një rënie në cilësinë fizike të jetës.

Studimi gjithashtu tregoi se nivelet e ulëta të ushtrimeve fizike nuk ndikonin në mirëqenien mendore të grave, por ai kishte një ndikim të dukshëm negativ në cilësinë e jetës së burrave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore