Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Asnjë shpjegim ende: Drake tërhoqi nominimet për Grammy

Asnjë shpjegim ende: Drake tërhoqi nominimet për Grammy

Superylli kanadez i repit Drake ka tërhequr dy nominimet e tij për çmimet Grammy të këtij viti dhe Akademia e Regjistrimit, dhe shoqata e muzikantëve dhe profesionistëve të muzikës që organizon çmimet, e ka pranuar kërkesën e tij.

Reperi u nominua në kategorinë e albumit më të mirë rep për “Certified Lover Boy” dhe për performancën më të mirë rep për këngën “Way 2 Sexy”.

Deri më tani, përfaqësuesit e Drake nuk kanë dhënë asnjë shpjegim dhe votimi për arritjet më të mira muzikore do të vazhdojë me vetëm katër kandidatë, ndoshta për shkak se fletëvotimet tashmë janë dërguar për anëtarët e Akademisë.

Drake, i cili deri më tani ka fituar katër çmime Grammy, është përplasur vazhdimisht me organizatorët e çmimeve prestigjioze të muzikës. Një vit më parë, ai tha se ato duhet të zëvendësohen nga “diçka e re që do t’u transmetohet brezave që do të vijnë”.

Ai e tha këtë pasi organizatorët e çmimit nuk e nominuan reperin kanadez Weeknd në asnjë kategori për vitin 2021, pavarësisht se kishte një nga albumet më të mira dhe një nga këngët më të mira në vitin 2020.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore