Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë një ide e mirë (FOTO)

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatriwsë, prindërit duhet të presin që fëmijët e tyre të bëhen të paktën 6-muajsh, përpara se të marrin vendimin që t’u shpojnë veshët.

E teksa kjo çështje është mjaft e debatueshme nga prindërit, nuk mund të mohohet se ka mjaft disavantazhe për të shpuar veshët e foshnjës suaj.

“Bright Side” ka gërmuar më thellë mbi temën dhe ka gjetur disa pika që prindërit mund të duan të mbajnë në mendje.

Mund të lëndojnë veten e tyre

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë

Pavarësisht moshës, shpimi i veshëve është paksa dhimbse. E kur u shpon veshët një foshnje, ato mund të bëhen të kuq dhe të ndjeshëm. Ata janë të paparashikueshëm dhe nuk do qëndrojnë pa prekur veshët, veprim që mund të jetë i rrezikshëm.

Mund të krijojnë infeksione

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë

Edhe kur bëhen me të gjitha masat paraprake, shpimet e veshëve të foshnjave gjithmonë rrezikojnë të krijojnë një infeksion, përveç nëse kujdesen siç duhet. Dhimbja dhe ënjtja mund të shfaqen nëse veshi nuk pastrohet siç duhet nga eksperti, dhe madje mund të çojë në formimin e një keloid.

Ju po bëni zgjedhjen e tyre për ta.

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë

Ndërsa varet tërësisht nga prindërit nëse duan të shpojnë veshët e foshnjës së tyre apo jo, ekziston rreziku që fëmija të rritet dhe të mos e pëlqejë atë. E duke u referuar edhe dhimbjes që u shkakton, më mirë lini fëmijët që të vendosin nëse duan apo jo të shpojnë veshët.

Është e përhershme

Arsyet pse shpimi i veshëve të foshnjave mund të mos jetë

Një shpim i përhershëm mund të bëhet problem nëse fëmija juaj rritet dhe vendos të heq qafe shpimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore