Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Armina Mevlani tregon emocionet para dasmës, vajzat diskutojnë sa lekë do hedhin: Që të bie në sy...

Armina Mevlani tregon emocionet para dasmës, vajzat diskutojnë sa

Vetëm pak ditë më parë, Armina Mevlani, vendosi që të zbulonte se në muajin shtator do t’i japë fund beqarisë. Në emisionin “Goca dhe Gra”, blogerja e njohur u shpreh se do të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën.

Ndërkohë në fund të episodit të mbrëmjes së djeshme, Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.

Megjithatë, vajzat nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

“Do hedh që të bie në sy, ose nga zarfi ose nga ajo brenda. Do bëj një zarf të madh dhe ta lë aty, se me para na e kalojnë të tjerët”, u përgjigj moderatorja.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha blogerja e njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore