Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Arjola nuk ka qejf të përzihet në sherre e thashetheme”/ Mikja e ngushtë e aktores komenton sjelljen e saj: Është shumë e zonja... (FOTO)

“Arjola nuk ka qejf të përzihet në sherre e

Aktorja dhe politikania nga Kosova, Adriana Matoshi, ishte ditën e sotme në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, për të folur për miken e saj, Arjola Demiri, banore e “Big Brother VIP”.

Matoshi shprehet se e ka ndjekur reality show-n pasi ka dashur që të ndjekë miken e saj të ngushtë se si do jetë sjellja e saj brenda aty.

“Arjola nuk ka qejf të përzihet në sherre e

“Unë kam pas mundësi pak ma shumë për ta ndjekur pasi kam Arjolën aty brenda e kam dëshirë me pa sa ka ndryshuar nga jashtë dhe si duket nga brenda. Arjola në fillim ka dhënë pak ma shumë për vete, por tani situata ka shkuar në personazhe të tjera dhe ajo nuk ka qejf të përzihet në sherre e thashetheme. Ajo ose ka dëshirë që t’i pajtojë ose të largohet”, tha aktorja e njohur.

E pyetur nëse e sheh të organizuar brenda shtëpisë më të famshme, Matoshi tha: “Është shumë e zonja në punët e shtëpisë, në debate, është organizuar në çdo lojë që u ka dhënë Big Brother. Është tip që u jep hapësirë të tjerëve të flasin dhe ajo t’i dëgjojë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore