Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të parë në skenë

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. “Karma” është titulli i këngës, me të cilën ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj. Anxhela do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.

Para pak ditësh, këngëtarja ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Rotterdam, Holandë, ku do të mbahet festivali i madh këtë vit.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar Anxhela krahas fotos, ku shfaqet e ulur mbi valixhe teksa mban një flamur kuq e zi në dorë. Vihet re se në bluzë mban të shkruar titullin e këngës përfaqësuese “Karma”.

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Ndërkohë përmes postimeve në rrjetet sociale, Anxhela ka zbuluar se ka mbajtur provat e saj të para ditën e sotme në skenën e Ahoy. Këngëtarja e njohur ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne sapo mbaruam provat tona të para dhe këtu jam me të gjithë ekipin tim. Ishte fantastike dhe unë e shijova shumë. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve”, ka thënë Anxhela.

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Anxhela “ndez” Eurovision-in me performancën e saj të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore