Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”: Ndihesha shumë mirë pranë saj, kam folur me të... (FOTO)

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Të dielën e kaluar Antoneta e “PërPuthen” mori vendimin që të largohej nga emisioni vetëm, jo me Anduelin. Edhe pse ata të dy ishin shumë pranë formimit në çift, gjithçka përfundoi.

Antoneta u shpreh se pavarësisht se e vlerëson Anduelin, cilësitë që shikon te mashkulli që kërkon në krahë nuk i shikon të gjitha tek ai.

Ditën e sotme Andueli ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi për herë të parë se si është ndjerë ai pas vendimit të Antonetës.

“Kam rishikuar disa nga puntatat e “PërPuthen” dhe vërejta ftohtësinë që kishte Antoneta kundrejt meje. Nuk e prisja ‘jo’-në e saj, por ajo bëri zgjedhjen e saj. E kam shprehur edhe në një puntatë që ajo herë ishte e tërhequr dhe herë jo, kisha dyshime shpeshherë”, tha Andueli.

Ky i fundit shtoi se ka ndjerë emocione gjatë kësaj eksperience, ndërsa për Antonetën u shpreh se “ndoshta ajo nuk ka qenë e sigrutë te vetja e saj”.

“E kam menduar edhe ‘Jo’-në që mund ta kisha si përgjigje nga Antoneta. Nuk e di nëse ka qenë e sinqertë me mua në çdo moment. Për aq sa kemi kaluar bashkë, besoj se e kam njohur 90 për qind. Unë kam dashur që ta njoh 100 për qind, por kështu përfunduan gjërat. Këto 10 muaj ka qenë eksperiencë shumë e mirë dhe kam kaluar shumë mirë me Antonetën. Ndihesha shumë mirë afër saj”, tregoi Andueli.

Ai zbuloi gjithashtu se ka folur me Antonetën pas përfundimit dhe zgjedhjes që ajo bëri. “I kam thënë që të mos mërzitet rreth komenteve negative që bëhen për të në rrjetet sociale, pasi ishte zgjedhja e saj. Folëm gjithashtu edhe për diçka që kishte postuar ajo dhe e sqaruam dhe u mirëkuptuam”, përfundoi Andueli.

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Antoneta i tha “Jo”, flet Andueli i “PërPuthen”:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore