Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin tronditës: Babai na kërcënonte se do na vriste dhe u detyruam...

Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin tronditës:

E kemi parë gjithmonë si një vajzë të fortë dhe pa komplekse Antonelën në “PërPuthen”, por duket se atë e kanë bërë më të fortë pikërisht ato që ka kaluar në jetë.

Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin tronditës:

Në “PërPuthen” Prime, pasi situata agravoi në studio dhe të gjithë filluan të bërtisnin, Antonela shpërtheu në të qara duke thënë se nuk i duronte dot të bërtiturat.

Sot ajo ka sqaruar se ajo skenë i kishte sjellë në kujtesë disa situata që ka përjetuar në familje, Antonela rrëfeu se babai i saj dhunonte të ëmën dhe se u detyruan të iknin në Itali, pasi ai i kërcënonte se do t’i vriste.

“U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, tha ajo.

Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin tronditës:

Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin tronditës:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore