Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Antigona feston ditëlindjen dhe urimet më emocionuese i mori nga Trixa dhe Albani!

 

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fudnmi ka publikuar "Vonë". E padyshim një mbështetje shumë e madhe e Trixa-s është vëllai i saj dhe njëkohësisht këngëtari i njohur, Alban Ramosaj.

Ditën e sotme mamaja e Trixës dhe Albanit, Antigona Ramosaj, e cila është edhe motra e këngëtares së njohur Arbërie Hadërgjonaj, feston ditëlindjen dhe urimi në "Instastory' i fëmijëve të saj për mbretëreshën e tyre është shumë emocionues.

 

 

Antigona feston ditëlindjen dhe urimet më emocionuese i mori nga TrixaAntigona feston ditëlindjen dhe urimet më emocionuese i mori nga TrixaAntigona feston ditëlindjen dhe urimet më emocionuese i mori nga TrixaAntigona feston ditëlindjen dhe urimet më emocionuese i mori nga Trixa

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.

Kohëve të fundit Albani ka lajmëruar se këtë verë do të vijë me disa projekte muzikore, ku si rradhë herë do të kenë edhe bashkëpunime.  Së fundmi Albani ka postuar në ‘Instastory’ një foto  me këngëtaren Soni Malaj, ku duken si në një prapaskenë xhirimesh duke ngritur kështu dyshimet se mos ndoshta janë duke përgatitur bashkëpunim e tyre muzikor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore