Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ana Lleshi zbulon çfarë marrëdhënie ka me djalin e Arsimit (FOTO)

Ana Lleshi zbulon çfarë marrëdhënie ka me djalin e Arsimit

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli, kanë vendosur që të mos fshihen më nga publiku, por ta shijojnë romancën e tyre të dashurisë.

Fillimisht ata u kapën mat teksa ishin të ulur në një kafene, e më pas në aeroport kur Ana po përcillte Arsimin për në Zvicër.

Gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, Ana u pyet në lidhje me Arsimin dhe ajo tha: “Ku ka zë nuk është pa gjë”, duke lënë të kuptohet se ata janë bashkë.

E teksa Arsimi ndodhet në Zvicër që të qëndrojë me djalin e tij, sigurisht që nuk e ka lënë “vetëm” Anën. Ai i bën dedikime romantike në rrjetet sociale, e madje nuk mungon as i vogli i tij.

Ana Lleshi zbulon çfarë marrëdhënie ka me djalin e Arsimit

Për të gjithë ata që ishin kuriozë të dinin se çfarë marrëdhënie ka Ana me Lion, e ka zbuluar vetë ajo. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet i vogli duke i thënë se e do shumë.

 “Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”- shkruan ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore