
Albi Nako zbulon të vërtetën që fshihet pas komenteve seksiste ndaj 40-vjeçares
Në episodin e mbrëmjes së kaluar të “Just Dance” në Top Channel, pjesëmarrja e një konkurrenteje 40-vjeçare shkaktoi zhurmë dhe polemika të shumta kudo në rrjet.
Bela, një grua 40-vjeçare e cila gjithmonë ka pasur pasion të madh kërcimin, konkurroi nëpërmjet një performance kundrejt të rinjve të tjerë të këtij spektakli ashtu siç e kërkon formati. Edhe pse ajo e kaloi fazën e parë të kërcimit, komentet e Albi Nakos ishin ato që lanë me gojë hapur një publik të tërë.
Koreografi i famshëm përdori krahasime ofenduese dhe komente seksiste kundrejt Belas duke bërë që publiku të reagonte menjëherë, duke kërkuar largimin e tij nga spektakli.
“Për mua është personazh tipik i atyre filmave si “Planeti i Majmunëve”. Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu.”
Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Albi zbuloi se çfarë fshihet pas këtyre komenteve të vrazhda. Ai tha se e gjitha ishte e inskenuar kjo për t’i dhënë një mundësi Belës të bëhet e famshme por gjithashtu të krijojë spektakël brenda këtij formati. Nako u shpreh se Belën e njeh prej 20 vitesh dhe ajo punon për të madje ishte ai i cili krijoi koreografinë e saj në “Just Dance” dhe dialogu mes tyre ishte i shkruar fiks si një skript filmash.
Pjesëtari i jurisë të “Just Dance” rrëfeu se nuk e mendoi që kjo situatë do të komentohej kaq shumë në media e rrjetet sociale dhe theksoi se një person nuk bëhet i famshëm duke e lavdëruar, por duke krijuar situata si kjo për të tërhequr vëmendjen.
View this post on Instagram








Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >