Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Alarmohen fansat/ Britney Spears në rrezik, mesazhet e fshehta që po dërgon në...(FOTO)

Alarmohen fansat/ Britney Spears në rrezik, mesazhet e fshehta që po

Britney Spears ka shqetësuar fansat dhe ata janë të bindur se ka diçka që nuk shkon me jetën e saj.

Ndjekësit e këngëtares në TikTok shpesh i komentojnë se janë të shqetësuar për shëndetin e saj, ose i thonë “të veshë të kuqe” nëse është në rrezik dhe tashmë zgjedhjet e saj në ngjyrat e veshjeve po interpretohen nga të gjithë si klithma të koduara për ndihmë.

Në datën 15 prill, dikush komentonte: “Britney vish të verdhë nëse po të mbajnë të burgosur” dhe në datën 18 prill, një përdorues tjetër shkruante: “Britney vish të verdhë nëse po të mbajnë të burgosur dhe lejla nëse nuk ndihesh e sigurt.”

Këto komente nuk morën ndonjë vëmendje të madhe deri në postimin e radhës së Britney-t, në 5 maj, ku ajo shfaqet e veshur me rroba banjo të verdha.

Pas kësaj videoje, komentuesit shkruanin: “Britney vish ngjyrë të kuqe, nëse ke nevojë për ndihmë” dhe komentet e tilla janë automatikisht në fillim të videove, pasi janë ato me më shumë pëlqime, kështu që ajo nuk ka se si mos t’i ketë parë. Në 11 maj, Britney vesh një bluzë sportive me ngjyrë të kuqe.

Ajo e di se fansat janë të shqetësuar dhe se çdo koment është për t’i treguar atyre se ka nevojë për ndihmë. Sa janë gjasat të jetë rastësi?

Alarmohen fansat/ Britney Spears në rrezik, mesazhet e fshehta që po

Alarmohen fansat/ Britney Spears në rrezik, mesazhet e fshehta që po

Alarmohen fansat/ Britney Spears në rrezik, mesazhet e fshehta që po

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore