Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktorja e mirënjohur merr statusin deputete, la pas shumë emra të njohur të Lëvizjes Vetëvendosja

Aktorja e mirënjohur merr statusin deputete, la pas shumë emra të

Ditën e sotme u shpallën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Në këtë listë kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 49.95 për qind të votave, Partia Demokratike me 16.9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 për qind.

Ajo që tërhoqi vëmendjen është se pjesë e parlamentit do të jetë edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi. Bëhet e ditur se nga rezultatet përfundimtare, ajo ka arritur të marrë 10 mijë e 403 vota.

Aktorja e mirënjohur merr statusin deputete, la pas shumë emra të

Matoshi është deputete në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka lënë pas me vota deputetë të njohur të kësaj partie si Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.

Më herët aktorja është shprehur se kandidimi si deputete erdhi si rezultat i zhgënjimit si qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore