Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktorja e famshme trondit: Burra me armë më kanë rrëmbyer në Afrikë

Aktorja e famshme trondit: Burra me armë më kanë rrëmbyer

Aktorja e njohur, Rebel Wilson ka tronditur ndërsa ka zbuluar se është rrëmbyer me armë, ndërsa udhëtonte nëpër Afrikë.

40-vjeçarja thotë se ishte në Mozambik, kur është rrëmbyer së bashku me nj grup grash afrikane.

“Ne ishim në një kamion dhe erdhën disa burra me një kamion tjetër, ata ishin të armatosur dhe filluan të na bërtisnin se duhej të dilnim nga automjeti”, tha ajo.

Aktorja e famshme trondit: Burra me armë më kanë rrëmbyer

Aktorja shtoi se më pas ato u dërguan në një shtëpi “në mes të askundit” dhe u mbajtën atje gjatë natës. Fatmirësisht atyre nuk i ndodhi asgjë, ndërsa të nesërmen, rrëmbyesit i lanë të lira.

Ajo tha se nuk kishte asnjë ide se pse i kishin rrëmbyer dhe i kishin mbajtur të mbyllura për një natë, por spekuloi se atyre mund t’u ishte dashur kamioni, për të kontrabanduar gjëra të paligjshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore