Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktori i njohur përlotet nga letra e dërguar nga i biri: Faleminderit që më ke shpëtuar jetën

Aktori i njohur përlotet nga letra e dërguar nga i biri: Faleminderit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin tuaj të preferuar, “Dua të të bëj të lumtur”, ishte i ftuar special aktori i njohur, Gaz Paja. Ai ishte aty për babanë e Blerimit, i cili kishte dhuruar gjak për t’i shpëtuar jetën bashkëshortes së tij.

Blerimi kishte sjellë në studio të atin dhe mikun e tij të ngushtë, që t’i falënderonte se kishin shpëtuar mamanë e tij. Ai gjithashtu shfaqi gjithë dashurinë dhe respektin që kishte për babanë, në këtë moment kaq të vështirë për të.

Nga ana tjetër, aktori i mirënjohur u shfaq tepër i prekur nga gjithë kjo histori, dhe ju bashkua mesazhit të Blerimit që të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë.

Por nuk mbeti vetëm me kaq, pasi edhe vetë Paja u surprizua nga emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Moderatorja e programit, Arbana Osmani, kishte rezervuar për aktorin diçka shumë të veçantë, një letë të ndjerë më fjalë zemre nga djali i tij i vogël.

“Faleminderit që më ke shpëtuar jetën dhe që ke qenë gjithmonë pranë meje. Ti je babai më i mirë!”,- ishin disa nga fjalët e shkëputura nga letra e djalit të aktorit. Ky i fundit u përlot dhe tha se ardhja e djalit në jetë e ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore