Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’ në rrjet quajnë gruan e tij ‘të shëndoshë’: Kanë ofruar të paguajnë...

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Shumë sondazhe e kanë nxjerrë aktorin e famshëm, Pierce Brosnan, si një nga burrat më seksi për gratë. Madje revista e njohur “People” e shpalli atë “Sexiest Man Alive” në vitin 2001.

Por tashmë është bërë zakon që kur Hollywood të konsideron një nga burrat më seksi, ti duhet ta ndjekësh këtë me ‘klishe’ të tjera si për shembull, të zësh të dashura modele të reja, të jesh tepër sipërfaqësor, ose dhe më keq, “të sinjalizosh sa seksi je duke bërë që dhe gruaja pranë teje të jetë po aq konkurruese”, shkruan me ironi rrjeti “Daily Mail”

Por mesa duket Pierce Brosnan nuk është dakord pasi gruaja e tij Keely Shaye Brosnan është vetëm 10 vjet më e vogël se ai, dhe romanca e tyre ka nisur prej vitit 1994, kur aktori luante në filmin Mrs. Doubtfire.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Gruaja e tij e parë Cassandra kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë, duke e lënë Pierce baba të vetëm, pasi ai kishte adoptuar dhe fëmijët e saj, Charlotte e Chris.

Keely e Pierce ishin njohur në një festë në Meksikë ku ajo punonte si gazetare televizive. Por Keely nuk arriti të kryente intervistën me Ted Danson për të cilën kishte ardhur aty, dhe në vend të tij intervistoi Pierce.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

“Ai ishte mahnitës, i gjatë, ezmer, i pashëm dhe gjithçka që të bën menjëherë tërheqës për një grua”, tregonte Keely në 2001.

Kështu që në 1997, çifti shtuan familjen e tyre “të përzier” duke lindur djalin e tyre të parë së bashku Dylan. Më vonë në 2001, ata do të kishin dhe djalin e dytë së bashku Paris.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Siç mund të imagjinohet lindja e fëmijëve ka pasojat e saj në trupin e një gruaje kështu që Keely nisi të shtonte në peshë pas lindjes së dy fëmijëve.

Por Interneti si një “gropë ofendimesh” dhe stilesh te kushtëzuara mendimi që është, vinte në dyshim se përse Brosnan vijonte të qëndronte me një grua që nuk është “e dobët” apo nuk duket më si 21 vjeçe.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Në 2021 aktorja e Teen Mom, Jenelle Evans vinte në lojë peshën e Keely në rrjetet sociale duke postuar fotot e çiftit në plazh.

Por për fat “Facebook” mori masa për ofendimet dhe përjashtoi Jenelle nga rrjeti përkohësisht.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Brosnan ka thënë në një intervistë se subjekti është përmendur dhe mes miqsh:

“Kanë qenë disa që kanë ofruar të paguajnë për operacione që ajo të bjerë në peshe, por mua më pëlqen çdo hark i trupit të saj. Edhe në të kaluarën unë e doja atë si person dhe jo vetëm për bukurinë, ajo ka sytë më të bukur në botë dhe ajo ka lindur pesë fëmijët tanë. Unë gjithmonë jam krenar për të dhe përpiqem të jem në lartësinë e dashurisë së saj”.

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Aktori i famshëm e ka përgjigjen gati kur ‘idiotët’

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore