Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ajo tha “Po”/ Futbollisti i njohur i propozoi për martesë këngëtares shqiptare (FOTO)

Ajo tha “Po”/ Futbollisti i njohur i propozoi për martesë

Kanë kaluar dy vite që kur mediat greke zbuluan se këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ishte në një romancë me biznesmenin dhe futbollistin, Alberto Botia.

Thuhet se lidhja e tyre ka nisur në vitin 2016, por as Eleni dhe as Alberto nuk kanë reaguar ndonjëherë në lidhje me fotografitë e tyre bashkë.

Ndërsa tani së fundmi bëhet e ditur se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Në një spektakël në Greqi është bërë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë Elenit.

Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, është shprehur se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj.

Ajo tha “Po”/ Futbollisti i njohur i propozoi për martesë

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena “, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.

Ajo tha “Po”/ Futbollisti i njohur i propozoi për martesë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore