Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Të ftuarit u shokuan, dhëndri zbulon tradhtinë e gruas në fjalimin e dasmës: Ajo që po shikoni është...

Të ftuarit u shokuan, dhëndri zbulon tradhtinë e gruas në

Një dhëndër duket se shfrytëzoi dasmën e tij vetëm për hakmarrje ndaj gruas duke zbuluar në mënyrë dramatike se ajo kishte fjetur me dëshmitarin zyrtar të martesës së tyre.

Në një transmetim online, organizatorët e dasmave Georgina e Beth, treguan historinë shokuese me dhëndrin që pretendonte se e kishin tradhtuar.

Ai kishte njoftuar për tradhtinë duke i treguar të gjithë të ftuarve fotot e nuses në momente intime me dëshmitarin e dasmës së tyre, para se të largohej bashkë me familjarët e tij, duke prishur dasmën.

Të ftuarit u shokuan, dhëndri zbulon tradhtinë e gruas në

Georgina tha se familja e tij e kishin ditur por kishte vazhduar me planet e martesës pasi dëshironte që nusja të paguante për shpenzimet.

Georgina tregonte: “Nuk do t’ju tregoj kush ma tha por do t’ju tregoj vetëm historinë. Ata po bënin martesën, dhëndri e nusja, në një ceremoni të bukur, me ushqime të mira dhe me fjalime të rastit pas ngrënies”.

“Babi i nuses bëri diçka dhe dhëndri ngrihet në këmbë e thotë: ‘Para se ta nisim mirë do të keni disa zarfe që po vijnë te ju, mund t’i hapni ato. Ajo që po shihni është kjo nusja duke fjetur me dëshmitarin e dasmës, kështu që unë po largohem tani”.’

Organizatorja tregonte më tej: “Ai më pas la mikrofonin dhe familjarët e tij e dinin sepse u ngritën të gjithë dhe u larguan. E bene vetëm që nusja të paguante për ceremoninë”.

Të ftuarit u shokuan, dhëndri zbulon tradhtinë e gruas në

Prezantuesi e pyeti: “Pra nusja pagoi për gjithçka”.

Georgina u përgjigj: “Familja e nuses pagoi për gjithçka, por me siguri dhe dëshmitari”.

Njerëzit në komente shprehnin zhgënjimin e tyre për situatën.

Një prej tyre shkruante: “Ku ka arritur puna! OMG!!!’

“Por përse duhet të martohej me të?”, pyeste një tjetër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore