Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Ajo më mbyti"/ Çiljeta rrëfehet në 'Jashtë Loje' për jetën intime me Albanin: Edhe në ditët më të këqija...

"Ajo më mbyti"/ Çiljeta rrëfehet në

Këngëtarja shumë e dashur prej 2 dekadash për publikun shqiptar ka folur për herë të parë në “Jashtë Loje” mbi marrëdhënien e saj me Alban Hoxhën, kapitenin e Partizanit.

“Kur më the zgjidh një këngë për “Banin”, se unë i thërras Bani e vetmja që më shkoi në mendje ishte kjo këngë. (Ajo më mbyti-Fisnikët ft Hekuran Krasniqi ft Agimi). Ndër vite edhe ditët e mira edhe ato të këqija me këtë këngë i kemi kaluar, madje edhe kur ziheshim e pajtoheshim prapë këtë këngë kishim.

“Ajo më mbyti” në fakt e ka Albani për mua, se e mbyta unë me dashurinë time. “- kështu u shpreh ajo lidhur me këngën që zgjodhi si të sajën dhe të Albanit.
Kur u pyet se përse Çiljeta zgjodhi të jetonte me kapitenin Hoxha e përse zgjodhi për të patur pikërisht këtë njeri në krah ajo u shpreh:

“Nuk do të të kthej një përgjigje ekzakte për këtë, sepse gjërat ndonjëherë janë të shkruara.

Edhe unë edhe Albani nuk e kishim menduar, duke qenë se vinim të dy nga marrëdhënie me fëmijë dhe e mëparshme, e nuk kishim menduar që do njihnim dikë e do dashuroheshim. Ndaj gjërat janë të shkruara. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta, ka ditët e bukura dhe peripecitë që çdo marrëdhënie ka, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet dhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër. Kur ti kupton që nuk rrini dot më pa njëri tjetrin, aty kupton edhe që gjërat kanë marrë trajtë më serioze. “

Sidorela gjatë bisedës e pyeti edhe se cili është virtyti që ka më tepër qejf tek Albani.

“Mediat na kanë komentuar shumë. Unë s’kam dashur kurrë të flas. Në 5 vite na kanë komentuar shumë. U ndanë, u pajtuan, u kap këtu, u kap atje. Një nga gjërat që pëlqej më shumë tek Albani është që është një djalë besnik. Një djalë sentimental dhe besnik. Albani është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Ky është një nga virtytet. Është një njeri familjar, ka sedër shumë. Kjo është një nga gjërat që pëlqej më shumë tek ai.”- u shpreh Çiljeta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore