
"Ajo është një gabim televiziv!", Dalina Buzi flet për Tea Trifonin!
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” në "Top Albania Radio" ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Teas brenda shtëpisë së BBV, Dalina ka komentuar si më poshtë.
Ai njeriu VIP, e marrim këtë Tean e “Për’puthen”. Kur ti shkon 400 mijë veta, ajo bëhet një personazh, publiku vetë të bën personazh, televizioni ta shet personazhin… Ajo është një nga ata njerëz që nuk e analizoj dot fare. As nuk e di kush është. Për mua Tea është një gabim televiziv. Ajo nuk kishte identitet, u krijua aty, rrinte aty si qoftë, as foli fare, bëri këtë gjë, u shit si robot, pastaj shkoi te një lidhje tjetër, pastaj ishte te “Goca & Gra” dhe nuk fliste fare. Dhe pastaj ajo është këtu dhe fillon bërtet kot. Ti nuk ke respekt për disa njerëz. Kjo as fjalë nuk ka thënë, as debat nuk ka bërë, ka gënjyer gjithë ato veta. Ti nuk mund të hiqesh me popullin se ata nuk të harrojnë. Prandaj njeriu duhet të jetë i vërtetë nga fillimi deri në fund.


Seoul Fashion Week, Elton Ilirjani dominon mediat koreane
Historia e plotë >
E gjeni dot cila ish-banore e BB VIP është në këtë foto?
Historia e plotë >



Femra më e ndjekur në Instagram është...
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet



Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >
