Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Ai i humbur është"/ Arbër Hajdarit nuk i mbajnë më nervat: Eltioni është futur për Ilirin në “Big Brother”

"Ai i humbur është"/ Arbër Hajdarit nuk i mbajnë

BBV- Debati mes Ilirit dhe Eltionit ka qenë fokusi i spektaklit të mbarëmshëm i “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se  Eltionit që kur ka hyrë në BBV i ka rikujtuar Ilirit një ngjarje të ndodhur shumë vite më parë. Sipas tij, balerini nuk e ka ndihmuar atë kur ai kishte nevojë, duke e lënë atë vetëm në një moment të vështirë.

Situata ka agravuar dhe debati ka qenë mjaft i ashpër, ndërkohë që asnjeri prej tye nuk ka dashur ta komentojë gjerë këtë diskutim.

Ndërkohë, moderatorja Arbana Osmani ka kërkuar edhe mendimin e opinionistëve të “Big Brother VIP Albania” lidhur me këtë çështje.

Arbër Hajdari duket se ishte mjaft i irrituar lidhur me këtë situatë, duke gjykuar subjektivisht veprimin e Eltionit. Ai ka folur me tone të ashpra duke e quajtur situatën “absurde”.

Si se ke fol najher mo, tani në orën 7 ishe duke pirë birrë dhe të pash unë. O zotëri të lutem shumë ke 10 ditë që merresh me këtë muhabet. Prit të mbarojë formati edhe zgjidhe jashtë. Se edhe sikur të kesh të drejtë s’të beson njeri. Të vish të prezantoshesh në këtë program dhe ti thuash që je me dy fytyra sepse nuk më zgjodhe nuk e di domethënë… Kjo është absurde. Të vijë tjetri dhe të kërkojë llogari për çfarë ka ndodhur 11 vite më parë. Po ku mban mend ai se çfarë ka ndodhur para 11 vitesh! Ai mund të ketë qenë duke bërë 500 gjëra. Për më tepër në një audiocion me 300 veta. Eltioni është futur për Ilirin dhe për këtë diskutim në “Big Brother”, jo për të fituar. E kupton sa e tmerrshme është kjo! Ka dashur t’i prishë imazhin se i thotë ti nuk merresh me shqiptarët, nuk i ndihmon. Është shumë e rëndë. Ai i humbur është”- tha ai./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore