Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ai deklaroi se është beqar/ Bora Zemani flet troç për raportin e saj me Donaldin

Ai deklaroi se është beqar/ Bora Zemani flet troç për

Ardhja e banorëve të rinj brenda shtëpisë së Big Brother Vip, si Meridiani dhe Antonela, çuan në krisjen e parë Semi-Donaldi dhe shkak ishte Bora Zemani.

Banorët e rinj i dhanë indicie Donaldit se jashtë shtëpisë po njihet si i dashuri i Borës, gjë e cila solli në deklaratën e fortë se ai ishte beqar, i vetëm dhe jo në një lidhje.

Kësaj deklarate i është përgjigjur sot Bora Zemani e cila me varësen e dhuruar nga Donaldi, në përvjetorin e tyre tregoi pozicionin e saj të qartë dhe të palëkundur në raport me aktorin.

Në lidhje me deklaratën e Donaldit, Bora tha:

“Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbahet ndonjë një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”

Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë, në Big Brother pamë një ndër takimet më romantike të ndodhura ndonjëherë në televizion, dhe ndjenja të lëna pezull deri ditën që Donaldi të lë Big Brother VIP.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore