Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se është bixhoz, unë ëndërroj...

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se

Mirjan Jeta është një djalë 15-vjeçar, i pasionuar pas truqeve me letra dhe magjisë. Nxënësi i klasës së dhjetë ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se pasioni i tij lindi para 5-vitesh kur filloi të ndiqte iluzionist të ndryshëm në internet.

Mirjani nisi që të mësonte numrat, truqet magjike dhe hilet e tyre. Duke u ushtruar, ai i përvetësoi shumë lëvizjet.

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se

“Performoj në rrugë, por nuk jep njëri lek. Ka pasur persona që kanë dashur të më sfidojnë, por nuk ia kanë arritur. Më kanë thënë bëj një trik dhe nëse e bën të jap 1000-2000 euro. Ja dola dhe i mora paratë”, tha Mirjani në studion e “Shqipëria Live”.

Ai tregoi gjithashtu se prindërit nuk janë dakord me këtë që bën, pasi sipas tyre, nuk ka të ardhur.

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se

“Prindërit më thonë që të mos merrem pasi mendojnë se është bixhoz dhe nuk kam të ardhura. Por unë mendoj se do kem sukses. Ëndërroj një skenë të madhe me shumë publik ku të performoj”, u shpreh Jata, i cili gjithashtu bëri disa numra magjike me letra bixhozi dhe dy moderatorët e programit, Erjona Rusi dhe Flori Gjini mbetën të habitur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore