Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Absolutisht nuk më pëlqen fare...", Dalina Buzi jep opinionin e saj për Amos Zaharia!

 

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” në "Top Albania Radio" ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

 Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Amosit, Dalina ka shprehur zhgënjim duke e komentuar me fjalët më të ashpra.

Amosi absolutisht nuk më pëlqen fare. Madje me atë skandalin, për gjithë atë skemën se si të torturonte Luizin. Ajo ishte e shëmtuar. Ajo ishte vërtet shumë e rëndë. Amosi të marrë një mësim që në fund të ditës ajo lloj shprehje është të shprehurish halabakësh. Në fillim kërkohet njerëzillëku, nuk kërkohet filozofi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore