Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?”/ Letra që i shkroi Fifi vetes pasi humbi ndjenjat

“A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i

BB VIP - Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të së martës në "Big Brother Vip", kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun duket sikur reflekton teksa i bën vetes pyetje që mund të ndikojnë për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i

Në letër, Fifi e pyet veten nëse ka menduar të bëjë disa ndryshime në lidhje me të tjerët në mënyrë që të mos dëmtojë veten.

Këtë letër e shkruan teksa qëndron në privatësi, larg banorëve të tjerë dhe merr kohën që i nevojitet për të shkruajtur mendimet e saj.

“A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i

Letra

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore