Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

‘A je me najkon?’ Alban Ramosaj ndan me ndjekësit surprizën e tij më të re!

 

 

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.

Kohëve të fundit Albani ka lajmëruar se këtë verë do të vijë me disa projekte muzikore, ku si rrallëherë do të kenë edhe bashkëpunime, ku një ndër to do të jetë edhe me motrën e tij, këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj. Deri më tani Albani kishte lançuar vetëm një nga projektet që mban titullin ‘Sahara’, por mesnatën e mbrëmjes së djeshme, artisti publikoi këngën e dytë në shumë pak kohë pas surprizës së parë.

‘A je me najkon’ pyet Alban Ramosaj dhe ne jemi shumë kuriozë të dimë se kujt i drejtohet…

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime. Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore