Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

A është ndarë me Afronën? Blero ka diçka për të thënë: Kam fobi...

A është ndarë me Afronën? Blero ka diçka për

Prej disa kohësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes Blero Muharremit dhe Afrona Dikës. Nëse i hedhim një sy profileve të tyre në “Instagram” vëmë re se ata i kanë fshirë të gjitha fotografitë ku shfaqeshin bashkë.

E kjo ka ngritur dyshimet se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma.

Fansat janë ende kuriozë të dinë nëse ata janë ndarë apo vijojnë të jenë bashkë?

Këngëtari i njohur ka dhënë një intervistë për T7, ku është pyetur në lidhje me këtë çështje. Mirëpo as këtë herë Blero nuk ka dashur të japë informacion në lidhje me ndarjen e supozuar të dyshes. Ai tha se është diçka personale, duke mos dashur të komentojë asgjë.

“Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem”, është shprehur Blero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore