Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

A e ka të dashur modelen e njohur? Robert Berisha zbulon si është e vërteta: 23 vite diferencë dhe e kam...

A e ka të dashur modelen e njohur? Robert Berisha zbulon si është

Përveç komenteve rreth karrierës së tij muzikore dhe në televizion, Robert Berisha, herë pas here është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private.

Prej disa kohësh, ai vendosi që të sfidonte veten duke bërë një emision të tij, të titulluar “Robi plaket kur don vet”. Si bashkëpunëtore, Roberti zgjodhi modelen e njohur,  Eriona Sejdiun.

A e ka të dashur modelen e njohur? Robert Berisha zbulon si është

Teksa është duke u përgatitur për sezonin e dytë të emisionit të tij, Berisha ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”.

Duke qenë se Roberti dhe Eriona kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku, një pyetje kishte të bënte pikërisht me bukuroshen e njohur.

“Erionën a e ke të dashur?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës, së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet 42-vjeçari.

A e ka të dashur modelen e njohur? Robert Berisha zbulon si është

“23 vite diferencë edhe e kam të familjes”, u përgjigj Berisha, duke hedhur kështu fjalët që thuhen lart e poshtë për ta. Madje me këtë përgjigje, Roberti u dha fund aludimeve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Kujtojmë se Roberti ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur, Nora Istrefin, me të cilën ka një vajzë të quajtur, Renee. Ndarja e tyre ishte e papritur dhe bëri bujë të madhe në media. Por pavarësisht se ata nuk janë më bashkë, vijojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë, e herë pas here kalojnë kohë bashkë për shkak të së bijës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore