Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

A do të martohet për herë të katërt Jennifer Lopez? Zbuloni si përgjigjet këngëtarja e famshme

A do të martohet për herë të katërt Jennifer Lopez?

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, do të martohet sërish. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa u pyet rreth martesës. Edhe pse JLo nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt, la të kuptohet se mund të ndodhë.

Ajo po xhiron filmin “Marry me” dhe gazetarja e pyeti: "Po ti dëshiron ta dëgjosh pyetjen ' do të martohesh me mua?'"

“Nuk e di, po, mendoj. Ti më njeh mua, unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa herë. Po, unë ende besoj në lumturinë e përjetshme 100 për qind”, tha Jennifer Lopez e fejuar më parë pesë herë të tjera.

Vetëm tre herë është martuar me Ojani Noa, Chris Judd dhe Marc Anthony me të cilin ka dy fëmijë.

Fejesën e fundit me Alex Rodriguez e anuloi për shkak të dyshimeve për tradhti. Menjëherë u hodh në krahët e ish-it të saj Ben Affleck.

.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore