Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

45 vjeçe dhe në super në formë! Zbuloni ‘sekretin’ e Shakira-s, çdo mëngjes konsumon...

45 vjeçe dhe në super në formë! Zbuloni

Trajnerja personale e yllit kolumbian Shakira, Anna Kaiser, ka zbuluar se një nga arsyet që këngëtarja ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime.

Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore. E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit.

45 vjeçe dhe në super në formë! Zbuloni

Përveç kësaj, Shakira përfshin gjithashtu domate, kripë deti, pak vaj ulliri në mëngjesin e saj dhe pi një smoothie me fruta të kuqe, edhe pse ndonjëherë e ndryshon atë me lëngun jeshil.

Rikujtojmë, se ylli i “Hips Don’t Lie” thuhet se do të zhvendoset në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Dyshja njoftuan ndarjen e tyre disa muaj më parë dhe Shakira do t’i marrë djemtë në SHBA në janar pasi avokatët e ish-çiftit ranë dakord në një takim, i cili thuhet se ka zgjatur 12 orë.

45 vjeçe dhe në super në formë! Zbuloni

Edhe pse thuhet se ylli i muzikës pop ka arritur një marrëveshje me Pique-n se ku do të jetojnë fëmijët e tyre duket se gjendja psikologjike e këngëtares nuk është aspak e mirë.

Ka qenë programi ‘Salvame’ ai që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale. Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakirën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore