Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

2Ton paralajmëron këngën e re, mos ndoshta na pret një surprizë?

 

Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikojë, vetëm pak pasi ka publikuar projektin më të fundit 'Simpati'. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka shkruar: "Këtë javë e godasim".

Epo, kohën e publikimit e morëm vesh po pse ka folur në numrin shumës? Mos ndoshta surpriza e 2Ton do të jetë një bashkëpunim?

2Ton paralajmëron këngën e re, mos ndoshta na pret një

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore