
27-vjeçarja me gjoksin më të madh në botë: Janë tmerrësisht të rënda, nuk dua të... (VIDEO)
Pamelia është një vajzë e re e cila mbase ka gjoksin më të madh në botë, që filloi t’i rritet vetëm pak vite më parë. Tani po përballet me probleme të mëdha shëndetësore. 27-vjeçarja jeton në Australi, ka dashur gjithmonë gjoks të madh dhe për një kohë të gjatë ka menduar të vendosë implante silikoni. Mirëpo, nuk mund të besonte kur gjoksi filloi t’i rritej para rreth një viti.
Rritja e pandërprerë e gjoksit shpejt filloi ta frikësojë. E gjithë kjo kontribuoi në dhimbjet e saj të forta të shpinës.
@misspamelia They won't stop! #fyp #fakebody ? Originalton - 1905?
Fillimisht ishte kënaqësi të shihja se sa mund të rriteshin gjinjtë, por me të vërtetë u bë e pakëndshme për mua dhe dua të kem përsëri gjoks me madhësi normale.
Në mars 2022, Pamelia u diagnostikua me gigantomastia, një diagnozë shumë e rrallë tek gratë dhe ende e pa hulumtuar mirë. Hipertrofia e gjirit, është një gjendje e rrallë mjekësore e indit lidhës të gjirit në të cilin gjinjtë bëhen tepër të mëdhenj. Gjendja shpesh ndahet në bazë të ashpërsisë në dy lloje, makromastia dhe gigantomastia.
Hipertrofia e indit të gjirit mund të shkaktohet nga rritja e ndjeshmërisë histologjike ndaj disa hormoneve si hormonet seksuale femërore, prolaktina dhe faktorët e rritjes. Hipertrofia e gjirit është një zmadhim progresiv beninj, i cili mund të ndodhë në të dy gjinjtë (dypalësh) ose vetëm në njërin gji (unilateral).
@misspamelia Replying to @gabeaross79 ? original sound - Pamelia
Ajo ende nuk e ka treguar shkakun e çrregullimit, por ka treguar se çdo ditë përballet me situata të pakëndshme.
Është shumë e pakëndshme, janë tmerrësisht të rënda dhe kam shumë dhimbje në trup. Nëse vesh diçka që është e ngushtë në gjoks, vë re se gratë më shikojnë. Nuk dua as të dal nga shtëpia, gjë që ka ndikuar në shëndetin tim mendor.
Duke qenë se nuk duronte dot më, problemin u përpoq ta zgjidhte me dieta, pasi mendonte se kur të binte në peshë do t’i zvogëlohej gjoksi. Megjithatë, ajo humbi peshë dhe gjoksi i saj vazhdoi të rritej. Kjo është arsyeja pse kjo vajzë e re tashmë është e vendosur t’i nënshtrohet një operacioni për zvogëlimin e gjoksit, edhe pse ekziston rreziku që ato të rriten sërish.
Sigurisht që ka komente të vrazhda dhe të çuditshme, por besoj se ua hapa sytë dhe u tregova se çfarë është gjigantomastia. Uroj që njerëzit të informohen përpara se të japin mendime se si dukem. Nuk është e këndshme dhe nuk është e lehtë të kesh këtë gjendje. /TAR/

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit dhe Oltës në këtë "Big Brother VIP"!
Historia e plotë >




“Je shumë i frusturar”/Olta-Kristit: Kopjon Robertin çdo sekondë
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




