Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“10 vetë më shkulën flokët, kam kryer operacion në nofull”/ Trasgjinorja shqiptare rrëfen rastet e dhunës: Jam rrahur disa herë

“10 vetë më shkulën flokët, kam kryer operacion

Wake Up - Luana është transgjinorja shqiptare, e cila ditën e sotme ka treguar për rastin e dhunës së ushtruar ndaj saj për shkak të orientimit të saj seksual.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ajo shprehet se e kanë dhunuar fizikisht disa herë, ndërsa tregon se në lagjen e vjetër ku ajo jetonte është rrahur në atë pikë sa ka përfunduar në spital e madje ka bërë operacion edhe nofullën.

Më tej, Luana ka treguar edhe rastin e ndodhur pak kohë më parë, ku u dhunua barbarisht nga 10 persona, por ajo shton se tashmë ka gjetur një gjuhë të përbashkët në lagjen e re që ajo jeton.

Luana thotë se komuniteti LGBT ka nevojë për mbështetje në fushën e punësimit.

“Jam rrahur disa herë, deri në pikën që kam kryer një operacion në nofull, për shkak të dëmtimeve të marra nga dhunues. Në daljet e mia të para si trans pjesë e lagjes ku kam banuar kam pasur sulmim dhe kam kryer një operacion në nofull. I kam denoncuar edhe me emër e mbiemër e nuk u gjet dhe nuk mori dënimin që meritonte. Rasti më i fundit ishte kur u dhunova nga 10 persona në lagjen e re, pata një shkulje flokësh dhe tani lagjja është shumë në harmoni dhe kemi gjetur atë gjuhën e përbashkët. Mundohem të jem e fortë dhe të fsheh dhimbjen dhe traumën që mund të kalosh nga këto sulmime. Komuniteti ka nevojë për zërin tim, të zgjedhë rrugën e Arsimit, unë po synojë të nis një lëvizje që ka si synim të mbështesë të rinjtë në aspektin e një formimi profesional. Problemi kryesor i të rinjve LGBT është punësimi, nuk të punëson askush nëse je LGBT”, tha Luana.

Luana, trangjinorja shqiptare shton më tej: “Nuk kam frikë sepse të gjithë ndihen të rrezikuar, po njësoj sa të tjerët, thjesht ka të bëjë edhe mënyra si ne i luftojmë të drejtat tona, si kërkojmë të imponohemi në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga ana monetare, në aspektin e punësimit, jo më bullizëm dhe seksizëm”. /TCH/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore