Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Parlament dhe protestë, policia nis ditën me "paradë" në rrugët e Tiranës (FOTO)

Parlament dhe protestë, policia nis ditën me "paradë"

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="708793,708795,708794"]

Në orën 10:00 të kësaj të enjte është parashikuar të nisë seanca plenare e radhës, ndërsa opozita siç ka vepruar gjithmonë në 4 muajt e fundit, do të protestojë përballë Parlamentit kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Mësohet nga PD, se protesta edhe këtë herë është organizuar nga Forumi Rinor i kësaj partie, ku përfshihen edhe studentët e mbledhur tashmë në GRUD.

Të rinjtë nuk e kanë publikuar agjendën e protestës, por pritet të ketë disa simbolika përpara parlamentit "të krimit", siç edhe kreu i PD Lulzim Basha e cilëson atë që duhet të ishte tempulli i demokracisë.

Në seancën e sotme plenare pritet të betohen dy deputetë të tjerë të "opozitës së re". Halil Jakimi mori mandatin e deputetit për qarkun e Dibrës, ndërsa Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.

TW dy "tradhëtarët" nga listat e PD do e çojnë numrin e deputetëve në Kuvend në 103.

Ndërkohë, revolta opozitare do të kulmojnë ditën e shtunë, më 13 prill në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, e cila është "blinduar" me kamera por janë vendosur edhe prozhektorë për të shmangur incidentet gjatë natës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore