Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Krenar Shoraj, medalje bronzi për Shqipërinë në shtytje

Krenar Shoraj i siguron një tjetër medalje Shqipërisë, atë të bronzit, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg. Në këtë stilin u rendit i 8-ti.

Kuqeziu i shtangës e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg, por nga dëshira për të fituar të artën shtoi peshën në 200 kg, duke dështuar. Edhe në provën e tretë, me 201 kg, nuk pati forca për të mbyllur me sukses. Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e 6-të.

Medaljen e artë në dygarësh e fitoi armeni Mkrtchyan me 371 kg, ndërsa atë të argjendtë gjeorgjiani Davidadze me 370 kg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore