Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Grabitja hapi Kutinë e Pandorës", 'shpërthen' Balluku: Kinezët dinë vetëm të hapin parkingje!

Pas zbarkimit të djeshëm të Forcave të Armatosura, që morën kontrollin e aeroportit “Nënë Tereza”, ditën e sotme në Rinas ka zbarkuar ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila sërish ka vijuar me fjalët e ashpra në drejtim të koncesionarit të TIA-s.

Grabitja e 10 milionë eurove, sipas Ballukut ka hapur "Kutinë e Pandorës" dhe këtu ministrja ju referua historisë me koncesionarin, që pritet të përballet me ligjin.

“Ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e përsëritur, por fatkeqësisht edhe më e sofistikuar nga keqbërësit në krahasim me herët e tjera, çka sjell cenimin e sigurisë kombëtare dhe saj ndërkombëtare, pasi aviacioni civil nuk ka kufi. Fatkeqësisht gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare dhe këtu po i referohem vetëm periudhës nga korriku 2016 pas grabitjes së parë në pistën e këtij aeroporti kanë rënë në vesh të shurdhër. S'po ndalem sot në detajet e kushteve të munguara në këtë aeroport, i vetmi aeroport ndërkombëtar për momentin, pasi Kutia e Pandorës është hapur dhe do të kemi kohë plot për të sqaruar mungesën e kushteve dhe detyrimeve për cilësinë e shërbimeve që kompania nuk plotëson”, tha Balluku.

Ajo theksoi se “masat e marra kanë qenë sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme”.

“Masat e marra nga koncesionari i TIA kanë qenë sa për të kaluar radhën dhe për të vazhduar qetësisht vjeljen e kësaj kontrate të gabuar që në gjenezën e saj. Kontratë kjo që nuk i ka lënë hapësirë shtetit shqiptar për të penalizuar kompaninë kineze dhe për ta bërë atë të ndërgjegjshme për dëmin që i ka krijuar Shqipërisë”, theksoi ministrja e Infrastrukturës.

Ajo tha se tashmë do të merren masa të forta sepse limitet janë kapërcyer dhe se kjo kompani ka dëmtuar imazhin e vendit tonë.

“E vetmja gjë që di të bëjë koncensionari kinez është hapja e parking-eve”, u shpreh ajo me ironi, duke thënë se masat e sigurisë janë fare të papërfillshme, duke shkaktuar edhe këto ngjarje të rëndë, pikërisht në shkallët e avionit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore