Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Zv/ministri flet nga Rinasi: Grabitja e parave, e keqja më e vogël!

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, mbështeti këtë të fundit se Koncesionari nuk reflektoi rritjen e sigurisë.

Shkreli, mes të tjerash, e cilësoi grabitjen e parave në Rinas, si të keqen më të vogël, duke theksuar se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Kemi dhënë rekomandime për rritjen e sigurisë. Parametrat e sigurisë që janë bërë në pranverë të 2013 do ndryshojnë duke pasur parasysh ngjarjen e djeshme. Do të jetë Policia e Shtetit që do marri përgjegjësi. Koncesionari nuk ka qenë në gjendje të krijojë atë nivel sigurie që kërkohet sot, referuar ngjarjes së mëparshme. Shumë shpejt do të ketë informacione se çfarë ju gjet personit të vrarë. Duhet thënë se ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje në njerëz”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore