Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Mediat greke: Ja kush grabitësi që u vra në Rinas, në 2013-n u arratis nga burgu i Trikallas (EMRI+FOTO)

Mediat greke raportojnë se personi që mbeti i vdekur nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe autorëve të grabitjes mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit ku u grabitën 10 mln euro është Admir Murataj. Por kush është ai? Admir Muratajt është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Por sot mediat greke raportojnë se është pikërisht ai personi që është vrarë.

Megjithatë deri tani lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare. "Report Tv" siguroi pamjet e grabitësit që u vra, teksa kishte vendosur në kokë një maskë silikoni, qe te mos identifikohej duke u shfaqur si tullac, por u ekzekutua pas shkëmbimit te zjarrit.

Shqiptarja.com

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore