Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“I mbuluar me ar”, rektori i Universitetit Bujqësor shkon në Prokurori

Ai është vënë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me një tender me vlerë gjysmë milion euro për ndërtimin e një muri rrethues në UBT, gjysmë metri të lartë dhe një porte hekuri.

Dosja penale është regjistruar për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Pastrimit të produkteve të veprës penale".

Duket se rektori i Universitetit të Kamzës është vërtetë i pasur, edhe pse nuk është e vërtetuar nëse "unaza, ora dhe byzylyku flori" që mbante ditën e djeshme në duar gjatë një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin në sallën COD në kryeministri janë produkt i korrupsionit.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="708422,708421"]

Bahri Musabelliu ishte ftuar në panel dhe më shumë se për gjërat që tha, ra në sy për byzylykun e trashë të floririt 24 karatësh dhe unazës që mbante në dorë, teksa fliste.

Xhevahirët e shtrenjtë të Rektorit tërhoqën edhe vëmendjen e të pranishmëve në sallë. Ndërkohë, sot Musabelliu është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dëshmuar lidhur me çështjen nën hetim për shpërdorim detyre me lëvrimin e një fondi.

Për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, Musabelliu ka lëvruar një fond prej 640 mijë dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga rektori përmes personave të tretë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore