Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Një foto e Maries, feministes së parë shqiptare

Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me famijen e tij. Ndoc Çoba (1870-1945), veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939), një nga organizatorët e Konferencës së Pezës, botues.

Arrestohet nga regjimi komunist dhe vdes në burg pas torturave. Bashkëshortja e tij Marie Çoba (1875-1954) - në fotografi- ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës "Gruaja Shqiptare".

Me pseudonime të ndryshme, botonte artikuj që mbulonin çështjet e grave. Është e njohur për ndihmesën në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si dhe emancipimin e femrës shqiptare.

?Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjëtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara?. Fotoja është realizuar në studion e Kel Marubit në vitin 1930.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore