Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Dëmshpërblimet për largimet nga puna, çdo vit humbin 20 mln $

Largimet e padrejta nga puna në radhët e institucioneve publike janë bërë një barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë.

Sipas KLSH, çdo vit qytetarët paguajnë mesatarisht 20 milionë dollarë nga vendimet e gjykatave për punonjësit e shtetit që pushohen padrejtësisht .

Azmi Stringa, i Departamentit të Auditimit të Buxhetit në KLSH, shprehet: ?Për vitin 2017 janë paguar 2 miliardë lekë për pushimet nga puna. Shqetësues është fakti se kjo shifër është konstante nga viti në vit?.

Por, kjo është vetëm shuma e paguar në një vit, ndërkohë që kostoja reale e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna mund të jetë më e madhe duke krijuar borxhe të prapambetura.

?Për ta dokumentuar këtë gjë ne kemi kërkuar mbajtjen e databazës për vendimet gjyqësore, por shumë institucione nuk e bëjnë?, shton Stringa.

Sipas Open Data Albania, një platformë joqeveritare, në 4 vitet e fundit buxheti i shtetit ka paguar mbi 8 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë për vendimet gjyqësore të fituara nga punonjësit e pushuar nga puna. Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa ndihma vjetore ekonomike që qeveria jep për të varfrit.

?Megjithëse ka vendime për kthimin e punonjësve, institucionet kanë vende të lira dhe nuk i marrin ose marrin të rinj?, thekson Stringa.

Rotacionet politike, por edhe ndryshimet e titullarëve të institucioneve shpesh shoqërohen edhe me ndryshimin e punonjësve. Ata që paguajnë faturën janë qytetarët dhe jo përgjegjësit e këtij dëmi. Ndaj, KLSh ka kërkuar miratimin e një ligji për përgjegjësinë materiale, ku dëmet për largimet e padrejta nga puna të paguhen nga vetë titullarët që pushojnë punonjësit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore