Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kriza/ Basha mesazh Ramës: Pranvera e ndryshimit nisi, s’ka më pazare!

Nga Rrogozhina, ku u ndal sot në takim me qytetarët,  Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministri Edi Rama.

Duke iu referuar aludimeve për një marrëveshje të re me PS, kreu i PD tha se nuk do të pranojë asnjë Pazar, apo kompromis, përveç atij që kërkojnë protestuesit shqiptarë.

"Nuk ka kthim pas në atë që kemi nisur. Nuk ka pazar, kompromis mbi sakrificën tuaj, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike, ku të realizohet ëndrra e çdo prindi, fermeri apo pensionisti të Rrogozhinës, për një Shqipëri europiane. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen falë jush", tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore