Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Akuzat për pallate në rërë, PD i nxjerr Ramës veprat “Made in Gjushi” (FOTO)

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar disa fotografi të ndërtimeve në Durrës e rrethinat e qytetit bregdetar, për t?iu përgjigjur akuzave që kryeministri Edi Rama i bëri dje Kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Isa Sakja.

Rama e cilësoi atë si ?pallatexhi? duke e akuzuar se ka nisur të ndërtojë edhe në rërë, por Malltezi thotë se kryeministri s?duhet të bëjë ambientalistin e nervozuar kur e di që ka në kampin e vetë një ?prestigjator? si Vangjush Dako.

Duke i treguar shefit të qeverisë se ndërtimet në rërë janë ?Made in Gjushi?, Malltezi nuk kursen në akuzat e tij as Elvis Roshin dhe Gentian Dajën.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="705488,705491,705487,705490"]

Postimi i Jamarbër Malltezit:

Prestigjatorët e Edit

Meqë Edin e kemi ?ambientalist me raste? dhe dje ishte merakosur për ndërtime në rërë, po ia lehtësojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndërtime ?Made in Gjushi? ? e para pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkëmbi Kavajës, dhe dy të tjerat ndërtime m?u në rërë tek ?Iliria? dhe tek ?Teuta?; 2 fotot e tjera me ekskavator në rërë tregojnë ndërtimet në rërë nga Elvis Roshi dhe Gent Daja në Qerret që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall.

Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë! Tani nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë, ja tek i ke Gjushin, Roshin me 4 emra, Dajën dhe Cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore